
Dy zyrtarë policorë në Pejë janë arrestuar për pranim ryshfeti përgjatë së dielës.
Gazeta Insajderi ka marrë vesh se të arrestuarit janë Ali Shkodrani dhe Sulltan Kadrija.
Që të dy janë ndaluar në masën 48-orëshe për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Insajderi ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, ku zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë se ndaj dy të pandehurve do të kërkohet sigurimi i prezencës në procedurë penale.
“Dy zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë për shkak të veprës penale “marrja e ryshfetit”. Ndaj tyre do të parashtrohet kërkesë për sigurimin e prezencës së pandehurve në procedurë penale”, deklaroi Nikçi.
Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se dy të pandehurit i kishin kërkuar një qytetari ryshfet në mënyrë që të mos e dënonin në komunikacion.
“Hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se zyrtarët policorë e kishin ndaluar qytetarin në një pikë kontrolli dhe për të mos i shqiptuar gjobë i kanë kërkuar qytetarit një shumë monetare“, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Insajderi.org/
LEXO NJOFTIMIN E IPK: