Këta janë dy të akuzuarit për fajde që dëmtuan viktimën 6 milionë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë dy të akuzuarit për fajde që dëmtuan viktimën 6 milionë euro

    Insajderi
    02 October 2025 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka ngritur sot akuza ndaj dy personave të dyshuar për “fajde”, “shpërlarje parash”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim” dhe “kanosje”.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se bëhet fjalë për Bekim Mehmetin dhe Qendrim Marevcin.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit, gjatë vitit 2020, në kundërshtim me ligjin, kanë kontraktuar një shumë të konsiderueshme dhe joproporcionale pasurie në këmbim të një shërbimi ndaj të dëmtuarit, duke i dhënë atij para me fajde disa herë.

    “Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit ia kanë tjetërsuar të dëmtuarit pronën në Prishtinë, pasi ai nuk ka qenë në gjendje t’i kthejë mjetet financiare.”

    Gjithashtu, B.M. dhe Q.M. akuzohen se, në bashkëkryerje, duke e ditur se pasuria rrjedh nga aktiviteti kriminal, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore dhe fshehjes së vlerës reale, e kanë konvertuar atë në mënyrë të kundërligjshme, duke shkaktuar një dëm të madh për të dëmtuarin në vlerë prej 6,300,000.00 € (gjashtë milionë e treqind mijë euro).

    Bekim Mehmeti dhe Qendrim Marevci u arrestuan më 5 shtator të vitit 2025 nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale si ‘fajde’, ‘shpëlarje parash’ dhe ‘kanosje’.

    Pas intervistimit, ata u dërguan në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet vazhduan.

    Veprimet hetimore përfshinë kontrollin e katër lokacioneve dhe sekuestrimin e dëshmive materiale.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark