Këta janë dy të rinjtë nga Gjilani që u kapën me 182 kg drogë në kufi me Serbinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë dy të rinjtë nga Gjilani që u kapën me 182 kg drogë në kufi me Serbinë

    Insajderi
    25 October 2023 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar 182 kilogramë marihuanë në kufi me Serbinë.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se dy të dyshuarit janë vëllezërit nga Gjilani Driton Haziri dhe Yllzon Haziri.

    Policia ka njoftuar gjatë ditës se Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare – Lindje me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në zonën kufitare Kosovë- Serbi është ndaluar vetura e dyshuar me targa vendore e cila pas kontrollimit nga njësitë policore tek e njëjta është gjetur sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit marihuanë e cila dyshohet se ishte duke u transportuar nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

    Lidhur me rastin janë arrestuar Dritoni dhe Yllzoni, për transportim me narkotikë si dhe janë sekuestruar narkotikë në sasi prej 182 kg. të llojit marihuanë, ku vlera e kësaj substance narkotike në treg dyshohet të jetë rreth 400.000 euro.

    Si prova materiale relevante për rastin janë sekuestruar një veturë dhe një kombi me targa vendore të cilat janë përdorur në rast si dhe dy telefona celularë.

    Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në ndalim policor prej 48 orësh. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark