Këta janë dy të rinjtë që vdiqën në aksidentin e rëndë në Vushtrri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këta janë dy të rinjtë që vdiqën në aksidentin e rëndë në Vushtrri

    Insajderi
    03 November 2022 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një vetaksident i rëndë në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë në rrugën transitore për Mitrovicë, ku kanë vdekur dy të rinj.

    Sinjali mëson se viktimat janë i mituri Sh.P 17-vjeçar dhe Malsor Pllana 19-vjeçar.

    Sh.P
    Malsor Pllana

    Sipas burimeve, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i mituri që po drejtonte veturën ka humbur kontrollit mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës.

    Malsori i cili ishte i ulur në sediljen e pasagjerit, si pasojë e plagëve të rënda që mori, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Sh.P., vdiq në spital.

    Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark