Këta janë dy vëllezërit që mbetën të vrarë në Fier/FOTO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë dy vëllezërit që mbetën të vrarë në Fier/FOTO

    Insajderi
    10 September 2024 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesditën e sotme, një ngjajrje e rëndë ka ndodhur në Roskovec të Fierit, ku dy vëllezërit Gramos dhe Lavdosh Kurtaj, u ekzekutuan nga shtetasi Altin Kuka.

    Mësohet se viktimat Gramos dhe Lavdosh Kurtaj, (nip dhe xhaxha) janë plagosur dhe kanë humbur jetën në spital.

    Mendohet se shkak ka qenë një konflikt pronësie, por ende nuk është komunikuar zyrtarisht nga policia.

    Pas krimit, autori Altin Kuka, është vetëdorëzuar në polici. E ndërsa policia edhe FNSh ishin nisur drejt vendit të ngjarjes, 49-vjeçari, ka shkuar i qetë në ambientet e komisariatit të policisë për t`u vetëdorëzuar.

    Pas vrasjes së dyfishtë, Kuka u vetëdorëzua në polici bashkë me armën e zjarrit. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku 49-vjeçari Kuka hapi zjarr mbi dy vëllezërit Kurtaj, duke i lënë të vdekur në vend.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark