Këta janë kandidatët e Vetëvendosjes për Kuvendin Komunal të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë kandidatët e Vetëvendosjes për Kuvendin Komunal të Prishtinës

    Insajderi
    13 August 2025 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, dorëzoi listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal.

    Ai theksoi se lista përfaqëson punëtorët, të rinjtë, gratë dhe profesionistët, me 48% të përbërë nga gra – përfshirë një grua bartëse dhe gjashtë gra në dhjetëshen e parë.

    Çeku tha se përfshirja e grave është thelbësore për vizionin politik të subjektit dhe e cilësoi listën si “të fitores së përbashkët”.

    “Një listë që do ta kthejë qeverisjen e kryeqytetit në shërbim të shumicës, jo të pakicës së privilegjuar”, shtoi ai, duke e mbyllur me mesazhin për “Prishtinën tonë të barabartë, të gjallë dhe të drejtë”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark