Këta janë kandidatët me të votuar nga AAK në Deçan deri tani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë kandidatët me të votuar nga AAK në Deçan deri tani

    Insajderi
    15 February 2025 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dal partia e parë në komunën e Deçanit me gjithsej 7099 vota.

    Pas numërimit të 56% të votave në Deçan, Ramush Haradinaj padyshim se është më i votuari nga të gjithë me afro 4 mijë vota, duke u pasuar nga vëllai i tij, Dauti me 377 vota më pak se lideri i AAK-së.

    Time Kadriaj dhe Arton Demhasaj morën mbi 2 mijë vota.

    Ndërsa, Fatmir Limaj i NISMA-s mori mbi 600 vota.

    Ajo që bie në sy është performanca e  dobët e ish-ministrit, Pal Lekaj. Ai arriti të marrë vetëm 206 vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark