×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë katër të arrestuarit nga Antidroga në Prizren, njëri nga ta ish-kandidat i AAK-së për asamblist

    Insajderi
    04 September 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksioni i Antidrogës që u zhvillua sot në disa lokacione në Prizren, ka rezultuar me arrestimin e katër personave, të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike. Operacioni u krye në lagjen “Bajram Curri”, ku janë prangosur tashmë personat e dyshuar, në mesin e të cilëve edhe Shkodran Pulaj, ish-kandidati për asamblist i AAK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

    Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre personat e tjerë që u prangosën gjatë këtij aksioni janë Xhavahir Koqina, Muharrem Pulaj dhe Flamur Shala, të cilët dyshohen për veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”.

    Katër të dyshuarit u arrestuan mëngjesin e sotëm, pasi Antidroga zbarkoi në Prizren, me ç’rast kanë asistuar disa njësi policore të Policisë në Prizren, si dhe njësia K9.

    Gjatë këtij aksioni, Policia ka sekuestruar një sasi të substancave narkotike, si dhe armë e municion, që do të shfrytëzohen si prova lidhur me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark