Këta janë personat e arrestuar në Veri, ushtruan presion ndaj një qytetari për ta votuar një parti të caktuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë personat e arrestuar në Veri, ushtruan presion ndaj një qytetari për ta votuar një parti të caktuar

    Insajderi
    08 February 2025 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona të dyshuar për veprën “Cenim i përcaktimit të votuesit”, janë përcjellë për në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut.

    Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendës Drejtori Rajonal për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

    Siç njoftoi Elshani, një qytetar ka njoftuar se atij i është kërkuar të votojë për një parti të caktuar, dhe nëse nuk e bën ndihmat sociale që i pranon nga sistemi i Serbisë do t’i ndërpriten.

    Insajderi merr vesh që të arrestuarit janë të lidhur me Listën Serbe.

    Ata janë: Sandra Djordjevic,  Vanja Jakshiq  Sladja Perovic  dhe Milica Peroviq.

    Sandra Djordjevic është Drejtoresha e CSR.

    Ndërkaq, Milica Peroviq është motra e Millosh Peroviqit, kandidat i LS-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark