Gazeta Insajderi gjatë ditës së sotme ka raportuar ekskluzivisht për aksionin e urdhëruar nga prokuroria e Pejës tek kompania “K.R.M Ambienti” në Pejë.
Insajderi
Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, të ndërmarrin aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti”, respektivisht bordit të saj nën dyshimin për keqpërdorime të pozitave zyrtare.
Insajderi mëson nga burime të sigurta se personat e arrestuar janë:
Diedon Berisha Kryeshef aktual
Armend Jupa
Arton Muhaxheri, Kryetari i Bordit
Shpetim Gashi, Anëtar Bordi
Fisnik Ademi, Anëtar Bordi
Idriz Bala, Anëtar Bordi
Nexhat Abdullahu, ish-Kryeshef.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë aksionit janë arrestuar nëntë persona, prej të cilëve shtatë kanë përfunduar në ndalim policor.
“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se sot në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitet relevante ka zbatuar urdhër-kontrollin në ndërmarrjen publike “Ambienti” në Pejë, , ku gjatë këtij operacioni janë shoqëruar në Policinë e Kosovës 9 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të “Ambienti”. Gjatë urdhër-kontrollit janë siguruar prova të shumta materiale të cilat do shërbejnë për procedurën hetimore në ketë proces penal. Prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka urdhëruar të ndalohen për 48 orë, 7 persona të cilët dyshohen që me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”, thuhet në komunikatën për media.