Këta janë personat që u rrahen në Llaushë të Skenderaj, tre nga ta janë mbi 50 vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë personat që u rrahen në Llaushë të Skenderaj, tre nga ta janë mbi 50 vjeçar

    Insajderi
    17 August 2025 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rrahje në mes veti në fshatin Llaushë të Skenderajt, shkruan Insajderi.

    Policia njofton se rreth orës 16:00 është raportuar një incident në dyqanin “Ylli” në lagjen “Zyhrani”. Në vendngjarje është konstatuar se kishte shpërthyer një rrahje mes disa personave. Sinjali shkruan se persoant e përfshirë në rrahje janë Qerim Sylanaj rreth 58-vjeçar, Milaim Geci rreth 55-vjeçar, Ervin Geci rreth 20-vjeçar, Besim Geci rreth 52-vjeçar, L. S. i mitur.

    Viktimë e rastit është identifikuar Q. S. rreth 60-vjeçar.

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se lidhur me rastin, është bërë bastisja e shtëpisë së njërit nga të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e ndaluar. Dy nga të dyshuarit kanë kërkuar tretman mjekësor për lëndimet e marra.

    Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri nga të dyshuarit, i moshës së mitur, është ndaluar për 24 orë.

    “Fsh. Llaushë , Skenderaj 16.08.2025-16:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Lidhur me rastin është bërë bastisja e shtëpisë së njërit nga të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e ndaluar. Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit,  katër të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa njeri nga të dyshuarit i moshës së mitur ndalohet për 24 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark