Këta janë pesë personat e arrestuar nga rasti “Bardhoshi” ku u sekuestruan 75 kg drogë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këta janë pesë personat e arrestuar nga rasti “Bardhoshi” ku u sekuestruan 75 kg drogë

    Insajderi
    11 November 2021 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    M.S, V.V, S.H kosovarë si dhe S.S dhe D.M nga Serbia janë personat e arrestuar, të dyshuar për rastin “Bardhoshi”, ku u sekuestruan 75 kilogramë marihuanë, shkruan Insajderi.

    Arrestimi i katër personave është bërë dje, ndërsa personi i pestë i dyshuar është arrestuar sot. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit ndodhen në ndalim.

    Këtë e konfirmoi përmes një konference për media Reshat Murselaj, nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës derisa shtoi se aksioni ka filluar 4 muaj më parë.

    Murselaj tha se mosha e të arrestuarve në Prishtinë është  S.H kosovar 50 vjeç, S.S serb i Kosovës, 41 vjeç dhe D.M, 40 vjeç nga Serbia.

    Të njëjtit dyshohen se janë pjesë e grupit kriminal dhe iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    I dyshuari i parë është arrestuar në Mitrovicë derisa i arrestuar i 5 është arrestuar sot në qytetin e Ferizajt. Moshën e këtyre dy të fundit nuk e ka bërë të ditur drejtori.

    Përveç marihuanës, është konfirmuar se janë konfiskuar edhe 93 fishekë të kalibrit 47, një pjesë përbërëse e pistoletës, një fotrolë e revoles. Vetura Golf VI , vetura Shkoda, Passat, 6 telefona celular, 1.600 euro dhe 2,700 denar të Serbisë.

    Sasia e narkotikëve dyshohet se ka ardhur nga vendet fqinje dhe ishte destinuar për vendet e Bashkimit Evropian./Insajderi.org

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark