Këta janë pesë shoferët e autobusëve që u arrestuan nga Policia për rrahjen te ‘Xhamia e Llapit’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë pesë shoferët e autobusëve që u arrestuan nga Policia për rrahjen te ‘Xhamia e Llapit’

    Insajderi
    15 March 2025 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona janë arrestuar lidhur me përleshjen që ka ndodhur në Prishtinë.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti se pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    “Për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.   Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.

    Personat e përfshirë në rrahje janë shoferë të autobusëve nga Podujeva, të cilët tash e disa ditë janë duke qëndruar para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste ndaj vendimit për mos lejimin e këtyre autobusëve që të hyjnë në territorin e Kryeqytetit.

    Deri tek përleshja fizike erdhi pas një mosmarrëveshjeje që shoferët kanë pasur mes vete, ku situata eskaloi deri në rrahje.

    Sinjali raporton se personat që përfunduan në prangat e Policisë janë Leudon Aliu (31-vjeçar, Denis Dili (23-vjeçar), Daris Dili (20-vjeçar), Aid Miftari (20-vjeçar) dhe Elton Musliu (21-vjeçar).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark