Këta janë tre banorët e preferuar dhe katër që shkuan në nominim në BBVA – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Këta janë tre banorët e preferuar dhe katër që shkuan në nominim në BBVA

    Insajderi
    28 January 2024 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre banorët më të preferuar dhe votuar nga publiku janë Ilnisa, Romeo dhe Juli.

    Më pak të votuarit janë Ervini, Gabriele dhe Elvisi, të cilët automatikisht janë në nominim së bashku me Vesën që u ndëshkua nga Vëllai i Madh pasi theu rregullat.

    Ndërkohë nominimet morën një rrjedhë tjetër, ku këtë herë Eglës iu dha një avantazh nga Vëllai i Madh.

    Si lidere e shtëpisë, ajo mund të fuste në nominim me të tjerët njërin nga banorët dhe të shpëtonte një nga emrat e dhënë më lart.

    “Egla si lidere e shtëpisë ke një avantazh. Vëllai i Madh të jep mundësinë të zëvëndësosh një nga të nominuarit me një banor tjetër”, shkruhej në Zarfin e Kuq.

    Ajo vendosi të shpëtojë Elvisin dhe të kalonte në nominim Fationin.

    Votimi do të jetë i hapur për publikun, i cili mund të votojë për të larguar nga shtëpia një nga emrat e mësipërm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark