Këta janë tre iranianët që i sanksionoi dhe akuzoi ShBA’ja për kryerje të sulmeve kibernetike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Këta janë tre iranianët që i sanksionoi dhe akuzoi ShBA’ja për kryerje të sulmeve kibernetike

    Insajderi
    14 September 2022 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre iranianë janë sanksionuar dhe akuzuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë se kanë kryer sulme kibernetike kundër qindra personave në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe si dhe në shtete tjera.

    Sipas padisë në këto sulme janë përfshirë Mansour Ahmadi, Ahmad Khatibi Aghda dhe Amir Hossein Nikaeen Ravari.

    Këta besohet se kanë kryer një mori sulmesh kibernetike nga tetori i vitit 2020 e deri në shtator të këtij viti.

    Të njëjtit akuzohen për sulme të cilat kanë pasur synim sigurimin e të dhënave personale dhe se kanë kërkuar para për kthimin e tyre.

    Në mesin e viktimave amerikane kanë qenë qeveritë lokale, një institucion për strehim të personave që përballen me dhunë, një spital fëmijësh, disa kompani të kontabilitetit dhe kompani për prodhim të energjisë.

    Sipas zyrtarëve, sistemet kompjuterike të këtyre institucioneve kanë qenë të cenueshme ndaj hakimeve.

    Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Drejtësisë, u ka thënë gazetarëve se padia “nuk sugjeron se këta persona kanë kryer këto veprime në emër të Qeverisë së Iranit”.

    Megjithatë, në një njoftim tjetër të Departamentit amerikan të Thesarit, është thënë se tre personat kanë qenë pjesë e një grupi të madh të hakimit, që është i lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

    Sipas këtij departamenti, disa viktima kanë qenë edhe brenda vetë Iranit.

    Ky zyrtar ka thënë se aktiviteti, edhe nëse nuk është urdhëruar nga Qeveria iraniane, megjithatë ekziston, sepse regjimi u mundëson hakerëve që të veprojnë, pa pasur frikën e ndëshkimit.

    Microsoft është zotuar se do të shpenzojë 20 miliardë dollarë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, për të forcuar sigurinë kibernetike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark