Dy vajza dhe një djalë me origjinë nga Kosova por banues në Munich të Gjermanisë, janë tre viktimat shqiptare të sulmit terrorist të ndodhur mbrëmë në Gjermani, njofton Insajderi.
Armela Segashi, Sabina Sulaj dhe Dijamant Zabërgja ndërruan jetë pasi u sulmuan me armë zjarri nga një terrorist në afërsi të një qendre tregtare në kryeqytetin e Bavarisë, Munich.
Segashi ishte kosovare me origjinë nga qyteti i Podujevës në Kosovë, ndërsa Dijamanti nga Vushtrria. Vajza tjetër, Sabina Sulaj kishte po ashtu babanë nga Kosova ndërsa nënën nga Shqipëria.
Nga sulmi terrorist i Munich-ut mbetën të vrarë 10 persona dhe 21 të lënduar. /Insajderi.com
Dijamant Zabërgja
Armela Segashi
Sabina Sulaj