Lokalet e njohura si “kafet e rakisë” në qendër të Prishtinës mbrëmjen e sotme u boshatisën, pas një incidenti me thikë, ku mbeti i lënduar një person.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se tre personat që janë arrestuar pasi dyshohen se janë përfshirë në këtë rast janë Kujtim Mehmeti, Albin Bahtiri dhe Fisnik Markaj.
Të njëjtit janë arrestuar pasi Policia ka intervenuar në rast, ndërkohë që viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
I riu është goditur me thikë në kokë, duke pësuar kështu plagë, për çka po merr trajtim mjekësor