“Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, këta janë tre zyrtarët policorë të suspenduar me kërkesë të IPK-së  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, këta janë tre zyrtarët policorë të suspenduar me kërkesë të IPK-së 

    Insajderi
    23 April 2025 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar katër zyrtar policorë gjatë një aksioni që ka zhvilluar paraditen e sotme në qytetin e Gjakovës.

    Zyrtarët e arrestuar dyshohen për përfshirje në veprimtari të paligjshme, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lidhur me këtë janë suspenduar tre zyrtarë: Detjon Hasani, Rozana Nokaj, Altin Azemi.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, këta zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

    Suspendimin e tyre e ka konfirmuar edhe IPK

    Sipas tyre dy zyrtarë janë të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë, po ashtu edhe të një zyrtari tjetër nga Prishtina.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjakovë dhe me autorizim të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, ka realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit kontrolle në dy lokacione të ndryshme në regjionin e Gjakovës.

    Tutje thuhet se kontrollet janë kryer në kuadër të një hetimi penal që është duke u zhvilluar ndaj disa zyrtarëve policorë, lidhur me dyshimet për përfshirje në veprat penale “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

    “Gjatë realizimit të kontrolleve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale që mund të kenë rëndësi për procedurën hetimore. Deri në këtë fazë të hetimit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve katër (4) zyrtarë policorë të dyshuar në praninë e mbrojtësve të tyre ligjor”, thuhet në njoftim.

    Zyrtarët e arrestuar dyshohen për përfshirje në veprimtari të paligjshme, shkruan Gazeta Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark