
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Suharekës (përfshirë këtu një toger policor, një rreshter policor dhe dy zyrtarë policorë).
Siç raporton Sinjali, të suspenduarit janë: togeri Bashkim Gashi, rreshterja Lindita Rexhepaj, zyrtari policor Qaush Hajdari, dhe zyrtari policor Fehmi Sertolli – të gjithë pjesë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.
Suspendimi i tyre është bërë pas veprimeve të brendshme disiplinore dhe në pritje të zhvillimeve të mëtejshme lidhur me hetimet.
Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj katër zyrtarëve policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Prizren me dyshimin për veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo të autoritetit zyrtar dhe veprën penale mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore. /Insajderi.org/