Këta të famshëm imagjinohen më shpesh nga njerëzit gjatë seksit me partnerin e tyre - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Këta të famshëm imagjinohen më shpesh nga njerëzit gjatë seksit me partnerin e tyre

    Insajderi
    28 January 2024 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga fantazitë seksuale më të zakonshme është të mendosh për dikë tjetër ndërsa bën dashuri me partnerin

    Është një mendim i konsoliduar se kjo gjë u ndodh çifteve për shkak të një rutine seksuale që është bërë e mërzitshme, por jo domosdo e drejtuar kundër partnerit, por vjen deri te fantazimi.

    Më shumë se gjysma e burrave dhe grave fantazojnë të bëjnë seks me dikë tjetër ndërkohë që janë duke e bërë atë me partnerin e tyre, dhe zakonisht është dikush i famshëm, kanë zbuluar studiuesit.

    Rreth 62 për qind e femrave dhe 56 për qind e meshkujve thanë se mendojnë të qëndrojnë në shtrat me dikë tjetër, shkruan “The Sun”, përcjell Telegrafi.

    Faqja e takimeve saucydates.com pyeti 8.371 anëtarë se për kë mendojnë vërtet kur bëjnë seks.

    Gratë, pranuan se fantazojnë për yjet e filmit si Daniel Craig, Brad Pitt dhe Bradley Cooper.

    Burrat gjithashtu emëruan aktoret kryesore në fantazitë e tyre, nga Rihanna dhe Katy Perry deri te Lady Gaga, Rita Ora dhe Jennifer Aniston.

    Si burrat ashtu edhe gratë, si përgjigje e shpeshtë, thanë se nuk mund t’u hiqte nga koka mendimi për ta bërë këtë me miqtë e tyre më të mirë, kolegët e punës, yjet pornografike, partnerët e miqve të tyre, ish-partnerët ose dikë që do të kishin kaluar natën.

    Video girl. Actor Jessica Alba as Gina in Mechanic: Resurrection turns back the covers next to her and sexily beckons you with her finger.

    Fantazitë e grave janë më erotike – 50 për qind e të anketuarve thanë se fantazonin të ishin në plazh ose në një dhomë hoteli me dikë tjetër ndërsa bënin dashuri me partnerin e tyre. Vetëm 35 për qind e meshkujve thanë të njëjtën gjë.


    “Të dyja gjinitë e bëjnë këtë. Ndonjëherë pyes veten se sa çifte mendojnë për njerëzit e tjerë në të njëjtën kohë gjatë seksit. Në fakt, gjithçka është mjaft normale, por le të shpresojmë që askush të mos e thotë emrin e personit të famshëm që po imagjinon, sepse kjo mund të jetë paksa e sikletshme”, tha me shaka autori i studimit, David Means. Këta të famshëm imagjinohen më shpesh nga njerëzit gjatë seksit me partnerin e tyre: A vlen kjo listë edhe për ju?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark