Një grua në sheshin Skendërbe të Tiranës është fotografuar tërësisht e zhveshur duke protestuar me pankarta në dorë, në shenjë proteste kundër rasteve të abuzimit seksual.
“Meshkujt janë fëmijët tanë, fëmijët e një gruaje. Nudo nuk është seksuale”, është shkruar ndër të tjera në pankartën që mbante në duar gruaja në fjalë.
Marshi protestues në Tiranë vjen pasi u raportua se pesë persona kanë përdhunuar një të mitur në fshatin Tarazh të Mirditës. Të njëjtit, sipas medieve të Shqipërisë, janë liruar nga gjykata.
Lidhur me rastin, ka reaguar edhe delegacioni i BE’së.
“Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO. Mbroni vajzat në Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret”, thuhet në një deklaratë të BE-së.