"Këtë vit janë 32 raste të raportuara për sulm ndaj gazetarëve, më shumë se në çdo profesion" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Këtë vit janë 32 raste të raportuara për sulm ndaj gazetarëve, më shumë se në çdo profesion”

    Insajderi
    27 December 2022 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Yll Zekaj, ka thënë se numri i sulmeve ndaj gazetarëve është në rritje.

    Ai tha se gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë raportuar 29 raste të sulmeve ndaj gazetarëve ndërsa këtë vit janë 32 raste.

    “Numri i gazetarëve të sulmuar brenda këtij viti është shumë shqetësues, duke pasur parasysh se brenda asociacionit i kemi rreth 900 gazetarë dhe kjo na del që janë sulmuar mbi 4 për qind e gazetarëve të sulmuar gjatë vitit, që është numri më i madh ndoshta nga të gjitha profesionet e tjera”, është shprehur Zekaj në Klan kosova.

    Tutje, ai tha se puna e gazetarëve po lihet në mëshirën e fatit dhe në mëshirën e atyre që po e marrin guximin që t’i sulmojnë gazetarët.

    “Nuk kemi reagim institucional në këto raste, kemi deklarata të AGK-së e mediave, faktorit ndërkombëtar por s’kemi reagim të institucioneve shtetërore, të atyre që duhet të ofrojnë siguri për gazetarët, pavarësisht situatave të cilat krijohen”.

    “Institucionet e Kosovës po dështojnë ta kryejnë misionin e vetë në raport me gazetarët dhe kjo do të reflektohet edhe në indeksin e sigurisë për gazetarët për këtë vit, pasi s’po arrijnë që gazetarët ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të papenguar”, është shprehur Zekaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark