Këto aktivitete do të mbahen sot në Prishtinë për ditën e çlirimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këto aktivitete do të mbahen sot në Prishtinë për ditën e çlirimit

    Insajderi
    11 June 2023 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës, me rastin e Ditës së Çlirimit të kryeqytetit, 11 qershorit, organizon një varg aktivitetesh që do ta shënojnë këtë ditë.

    Aktivitetet nisin me homazhe në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet, për të vazhduar pastaj me seancë në Kuvendin Komunal.

    Në orën 12:00 do të ketë një parakalim të ushtarëve të FSK-së së bashku me fëmijët, nga Hotel Grand deri tek sheshi “Skënderbej”.

    Të gjitha aktivitetet do të përmbyllen në orën 20:45 me një koncert të madh që do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, ku do të performojnë emra të njohur të muzikës.

    Dita e Çlirimit të Prishtinës është ditë manifestimi për të kujtuar 11 qershorin e vitit 1999 kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hynë në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark