Para pak minutash policia njoftoi për dy persona të plagosur në qytetin e Klinës nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 13:40
Informacione për Gazetën Insajderi ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova për Insajderin
Ndërkaq bazuar në raportimin e indeksonline dyshohet se motivet e këtij veprimi gjenden prapa një kontest pronësor mes dy familjeve i ka paraprirë këtij rasti.
Rasti ka ndodhur para zyres së një noteri në Klinë.