Këto gjëra i ndodhin lëkures tuaj nëse nuk pastroni grimin para gjumi - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Këto gjëra i ndodhin lëkures tuaj nëse nuk pastroni grimin para gjumi

    Insajderi
    27 December 2021 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Studimet kanë treguar se fytyra juaj grumbullon shumë papastërti nëse flini pa pastruar grimin, ndaj duhet të tregoni kujdes të veçantë për këtë pjesë.

    Më poshtë janë disa gjëra të dëmshme që mund t’i ndodhin lëkurës nëse nuk e pastroni grimin para se të flini.

    Bllokohen poret e lëkurës

    Kombinimi i vajit, djersës, baktereve dhe qelizave të vdekura të lëkurës mund të çojë në pore të bllokuara. Mund të ndodhë edhe nga grimi gjatë ditës, por lënia e tij gjatë gjithë natës i rrit edhe më shumë shanset.

    Lëkura mund të plaket para kohe

    Ngjyrat artificiale dhe përbërësit e tjerë në make up mund të shkaktojnë reaksione kimike të dëmshme dhe të përshpejtojnë plakjen e lëkurës. Lëkura vepron si barrierë mbrojtëse dhe nëse nuk e ndihmojmë atë të qetësohet natën, aftësia mbrojtëse dobësohet dhe mund të ndodhin ndryshime të padëshiruara tek gjenet.

    Buzët thahen dhe plasariten

    Kur mbani buzëkuq gjatë ditës, zakonisht ngrënia dhe pirja e bëjnë atë të konsumohet shpejt. Por kur flini, buzëkuqi ka mjaft kohë për të thithur lagështinë nga buzët tuaja. Nëse nuk e fshini para se të flini, ka shumë mundësi që të zgjoheni me buzë të thata dhe të çara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark