×
  • Sport
  • Sport

    Këto ishin fjalët e para të Bove-s në spital

    Insajderi
    02 December 2024 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edoardo Bove ka kaluar një natë të qetë në spitalin Careggi, ku është transportuar dje pas sëmundjes që pësoi në ndeshjen Fiorentina-Inter. Mesfushori, u shtrua në kujdesin intensiv dhe fillimisht i qetësuar farmakologjikisht, u ekstubua. Ai aktualisht është zgjuar dhe i kthjellët dhe po u përgjigjet pyetjeve. Në mbrëmje, pas të gjitha analizave të nevojshme, pritet një raport më i gjerë për gjendjen e tij.

    Sipas asaj që raporton “Repubblica”, fjalët e para të thëna nga Edoardo Bove kanë qenë: “Faleminderit të gjithëve”. Më tej gazeta konfirmon se futbollisti i Fiorentinës është reanimuar në ambulancë.

    Sipas, raportit mjekësor, Bove kishte një arrest kardiak për shkak të torsade de poentës, një lloj aritmie në të cilën zemra rreh shpejt dhe në mënyrë të parregullt. Gjatë udhëtimit në ambulancë u përdor defibrilatori për ta ringjallur, aq sa me të mbërritur në urgjencë po merrte frymë dhe zemra kishte filluar të rrihte sërish.

    Testet treguan gjithashtu një nivel të ulët të kaliumit në gjak. Raporti tregon gjithashtu një goditje në gjoks, ende për t’u kuptuar nëse ka pësuar gjatë ndeshjes (disa minuta më parë ai ishte përfshirë në një goditje me Dumfries) e cila megjithatë nuk lidhet domosdoshmërisht me arrest kardiak.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    02 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark