Këto janë aktivitete për ditën e Gruas, poezi e performancë artistike - Insajderi
×
Kulturë

Këto janë aktivitete për ditën e Gruas, poezi e performancë artistike

Insajderi
04 March 2021 - 17:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, organizon dy aktivitete për të shënuar 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Aktiviteti i parë do të jetë performanca “A je çikë, a djalë?!”, me datë 06.03.2021, në Teatrin Oda, në Prishtinë, në ora 19:00.

“Përmes muzikës, tregimeve dhe lëvizjeve skenike do të përjetojmë së bashku dashurinë, intrigën, urrejtjen dhe dhimbjet e provuara komuniteti LGBTI+ nga të tjerët që mendojnë se të jesh ndryshe është gabim”, thuhet në komunikatë.

Performanca “A je çikë, a djalë?!”,  ishte premierë në FemArt, produksioni ARTPOLIS.

Ndërkaq, aktiviteti i dytë sjellë mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 mars”, me datë 08.03.2020, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë prej orës 19:00.

“Poete/ë, aktiviste/ë, artiste/ë e të gjithë adhurueset/it e fjalës së shkruar, artit e muzikës, janë të ftuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas që nën tingujt e muzikës të lexojmë dhe t’ia dedikojmë grave vargjet më të bukura fuqizuese të poeteve dhe poetëve të shquar”, vazhdon tutje komunikata.

Performueset/it në këtë mbrëmje janë: Poetet/i – Arbër Selmani, Flutura Açka, Ilire Zajmi.

Aktivistet: Jehonë Jahaj, Zhaklin Lekatari. Artistet/ët – MelihateQena, Blerta Gubetini, Donikë Ahmeti, Edlir Gashi, IsmailKasumi, KaltrinëZeneli, MikelMarkaj, Qëndresa Kajtazi , ZhanetaXhemajli. Pianisiti: AlzanGashi. Moderohet nga Zana Hoxha.

Ky aktivitet implementohet nga Artpolis dhe mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe cfd– Zvicër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark