×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Këto janë ambicjet e Apple në industrinë e makinave

    Insajderi
    17 October 2016 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një raporti nga Bloomberg, kompania jo vetëm që nuk do të ndërtojë makinën e saj elektrike për të konkurruar me kompanitë si Tesla, por përkundër po përqendrohet në zhvillimin e një softueri vetë drejtues që mund ta vendosë në terren në bashkëpunim me prodhuesit aktual të makinave.

    Mark Gurman dhe Alex Webb, të Bloomberg, shkruajnë se në muajt e fundit, mijëra pjesëtar të ekipit të makinës të Apple janë ripozicionuar, hequr nga puna, ose kanë ikur me vullnetin e tyre.”

    Ekzekutivët e kompanisë kanë raportuar fundin e 2017 si afatin e fundit për të vendosur drejtimin final të projektit, me këtë ndryshim që thuhet se ka ardhur si pasojë e “muajve të tërë të mos rënies dakord mbi strategjitë, dyndjen e lidershipit dhe vështirësive me zinxhirin e furnizimeve.”

    Apple e filloi projektin Titan në 2014, dhe kishte plane ambicioze për të tronditur industrinë e makinave, siç kishte bërë me industrinë e telefonave. Siç COO i Apple Jeff Williams tha në 2015: “Makina është pajisja mobile bazë, apo jo?”.

    Megjithatë, me sa duket kompania e ka nënvlerësuar vështirësinë e detyrës, veçanërisht sfidat e zinxhirëve automobilistik të furnizimeve.

    Apple, ndërkohë, ende nuk e ka pranuar që ka një projekt sekret makinash, megjithatë CEO Tim Cook e la të kuptohej, në takimin vjetor më të fundit me aksionerët. A e mbani mend kur ishit fëmijë, dhe në prag Krishtlindjesh, ishte kaq emocionuese, ju nuk ishit të sigurt se çfarë po ndodhte në katin poshtë?” tha Cook në shkurt. “Epo, do të jetë prag Krishtlindjesh për pak kohë.”

    Ndërkaq, tani Apple rrezikon që ti zhgënjejë fansat e sajkur ato të shikojnë se çfarë gjendet poshtë pemës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark