Këto janë çmimet e mëdha që këngëtarët kërkojnë për një natë kocert-Ja kush është më i shtrenjti - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Këto janë çmimet e mëdha që këngëtarët kërkojnë për një natë kocert-Ja kush është më i shtrenjti

    Insajderi
    31 May 2025 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sezoni veror është kulmi i aktiviteteve për artistët shqiptarë, ku fitimet rriten ndjeshëm falë koncerteve të shumta brenda dhe jashtë vendit.

    Xhensila Myrtezaj këtë verë është ndër artistet më të kërkuara, duke mbajtur deri në 3 koncerte në ditë. Tarifat e saj kanë arritur deri në 8 mijë euro, një rritje e madhe krahasuar me 2-3 mijë euro vite më parë. Krahas këngëve të reja, interesin për të e ka shtuar edhe ndarja nga Bes Kallaku.

    Ledri Vula vijon të jetë artisti më i paguar, me tarifa që variojnë nga 5 mijë deri në 10 mijë euro për koncert. Me kërkesa të shumta në diasporë, Ledri mbetet ndër më të angazhuarit e sezonit, veçanërisht pas ndarjes nga Sara Hoxha.

    Elvana Gjata, ndonëse më pak aktive, vazhdon të ruajë tarifat e larta, duke marrë deri në 8 mijë euro për koncerte jashtë Shqipërisë. Ajo është bërë më selektive dhe preferon të performojë vetëm në diasporë.

    Noizy është më selektiv këtë vit. Dikur mbante deri në 3 koncerte në një natë, sot fokusin e ka te projektet muzikore. Tarifat e tij arrijnë deri në 5 mijë euro për natë.

    Bardhi ka rritur ndjeshëm tarifat, që këtë verë janë 5–7 mijë euro për koncert. Ai performon kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë.

    Dhurata Dora gjithashtu ka rritur çmimet, nga 2–3 mijë euro dikur, në deri 6 mijë euro për një natë live.

    Enca, në anën tjetër, duket se ka një verë më të vakët, me më pak prezencë në netët live dhe mungesë projektesh të reja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark