Ka një sërë faktorësh johormonalë që ndikojnë në dëshirën seksuale, ndërsa është vërtetuar mirë se libido zvogëlohet me moshën, veçanërisht pas menopauzës.
Por, një pjesë e vogël e studimeve që janë përpjekur të shikojnë ndryshimet në nivelet hormonale dhe dëshirën seksuale gjatë ciklit mujor kanë qenë kryesisht jobindëse.
Derisa një studim i publikuar në revistën Hormones and Behavior gjeti prova të një korrelacioni midis dy faktorëve – shkruan The Guardian.
Nëse femrat nuk janë të disponuara për seks në fundjavë, ky nuk është problem. Hulumtimi i fundit thotë se ka një lidhje mes të bërit dashuri dhe ditës së javës apo muajit.
Libidoja e femrës ndikohet nga faktorë të ndryshëm të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa duket se dëshira e mashkullit për seks është gjithmonë e njëjtë, e fortë dhe gjithmonë e shprehur.
Nëse keni menduar se femrat janë të disponuara për marrëdhënie intime në fundjavë, atëherë e keni gabim. Në fakt, bëhet fjalë për ditë specifike të muajit. Libidoja më e fortë është menjëherë para dhe gjatë ditëve pjellore, ose më saktë, shumë shpejt pas përfundimit të ‘atyre ditëve’ (ciklit menstrual).
Megjithatë, përveç hormoneve, dëshira për seks ndikohet nga një numër i madh faktorësh, duke përfshirë edhe ditën e javës. Hulumtimet e kryera në një kampion të madh beqaresh dhe femrash në lidhje serioze, zbuluan se beqaret fillimisht do të bëjnë dashuri të hënën dhe të mërkurën, ndërsa ato në një lidhje e lënë aksionin për të premten ose të shtunën.