
Një incident është shënuar mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.
Insajderi raportoi me burime se ka ndodhur në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Sinjali raporton me burime se viktima në këtë rast është Kaltrina Ibishi, zyrtare në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Kjo e fundit ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga Gjyzel Shaljani, 63-vjeçare, zyrtare e lartë në Ministrinë e Arsimit, përgjegjëse për komunitetin rom.
LEXO EDHE:
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka pranuar informatën për sulm fizik, ka intervistuar palët e përfshira dhe dyshimet janë ngritur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.
“Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetimi vijon në procedurë të rregullt”, bëri të ditur Borovci. /Insajderi.org/