×
  • Sport
  • Euro 2024

    Këto janë fanellat kuqezi më të kërkuara në ankand

    Insajderi
    18 June 2024 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në Euro 2024 që po zhvillohet në Gjermani.

    Lojtarit të Sassuolos i mjaftuan 23 sekonda lojë për të dërguar topin në rrjet: askush në historinë e Evropianit nuk kishte shënuar një gol më të shpejtë.

    25- vjeçari kuqezi, i lindur në Cyrih, është pa dyshim “ylli” i momentit i Kombëtares Shqiptare.

    Fansat e përfaqësueses sonë do të ishin të lumtur të kishin një fanellë të Bajramit e kur bëhet fjalë për atë që ka veshur mbrëmjen 15 qershorit në Dortmund, do të ishin të gatshëm të paguanin shuma marramendëse.

    Në fakt, sikurse edhe pritej, bluza që Nedim Bajrami ka veshur kundër Italisë është më e kërkuara në ankandin (mbyllet nesër në mesditë) e fanellave që kuqezinjtë kanë veshur ndaj të kaltërve.

    Deri në orën 10:00, shuma e ofruar për fanellën e Bajramit kishte arritur 2100 euro, ndërsa për atë të Armando Brojës, 800  euro.

    Sigurisht që me kalimin e orëve pritet të ofrohen shumë më të larta, por tendenca është e qartë: Bajrami duket se do të jetë “fituesi” i këtij ankandi. Supersport

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark