×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Këto janë fjalët e Usyk pasi u shpall kampion

    Insajderi
    19 May 2024 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë.

    Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12 raundeve.

    Ishte një vendim i ndarë dhe i ngushtë që vendosi për fituesin nga gjyqtarët.

    Ishte raundi i tetë ai që bëri diferencën, me Usyk që ishte gati ta nokautonte Furyn.

    “Po ndihem mirë, shumë njerëz u lutën për mua jua dua të gjithëve, jam shumë i lumtur. Njerëzit e mi do të jenë të lumtur mendoj, është një fitore e madhe, jo vetëm për mua, është një fitore e madhe për shtetin tim, për ushtarët që po mbrojnë shtetin tim”.

    “Mendoj se babai im po më shikon dhe është shumë i lumtur. Baba, të dua. Unë mundem, ju më thatë se unë mundem”.

    “Nuk dua të tregoj mungesë respekti për gjyqtarin, por mendoj se ai e ndali nokautin në raundin e nëntë. Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, diçka e pabesueshme”, përfundoi ukrainasi

    Tani, Usyk ka të gjithë titujt në pronësi në kategorinë e rëndë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark