×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë formacionet zyrtare, Kosovë – Qipro: Foda me disa ndryshime

    Insajderi
    15 October 2024 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova do të luajë sot (e martë) ndaj Qipros në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ po shihen si favoritë absolut në letër për të fituar pikët e plota në këtë takim që do të fillojë nga ora 20:45.

    Por, kjo nuk do të jetë hera e parë që Kosova do ta ketë përballë këtë kundërshtar pasi janë takuar tri herët me njëri-tjetrin, ku Dardanët kanë tri fitore.

    Franco Foda për këtë ndeshje do të luajë me formacionin 4-2-3-1, ku ka kthyer në portë Arijanet Muricin, i cili zë vendin e Amir Saipit që e zëvendësoi ndaj Lituanisë.

    Mbrojtja do të jetë me katër, me Mërgim Vojvodën që zë vend në të djathtë, ndërsa qendra nuk ndryshon me Amir Rrahmanin dhe Lumbardh Dellovën, ndërsa në të majtë është Donat Rudhani.

    Në mesfushë luajnë emra si Lindon Emërllahun dhe Muharrem Jasharin .

    Sulmi i është besuar Edon Zhegrovës, Ermal Krasnqit dhe Milot Rashicës, të cilët do ta përkrahin Albion Rrahmanin.

    Qipro në anën tjetër paraqitet me emra si Loizou, Pittas dhe Kastranos.

    Kosova: Muric, Vojovda, Am. Rrahmani, Dellova, Rrudhani, Emërllahu, Jashari, Rashica, Zhegrova, Krasniqi, Al.Rrahmani.

    Qipro:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark