Këto janë fotografitë që tregojnë abuzimin e rëndë të të dyshuarve për sulmin në Moskë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Këto janë fotografitë që tregojnë abuzimin e rëndë të të dyshuarve për sulmin në Moskë

    Insajderi
    26 March 2024 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fotografitë e realizuara pasi katër burra, të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës pranë Moskës, u arrestuan në Rusinë perëndimore, më 23 mars, dallojnë shumë nga ato të shkrepura kur të njëjtët persona u paraqitën – të rrahur dhe të mavijosur – në gjykatë, një ditë më pas.

    Dalerjon Mirzoev, i fotografuar menjëherë pas arrestimit të tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars. Ai u kap mbi dyshimet se është një ndër shtetasit e Taxhikistanit që u përfshinë në sulmin terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, më 22 mars, i cili la të paktën 137 të vrarë dhe mbi 180 të plagosur.

    Dalerjon Mirzoev, i fotografuar menjëherë pas arrestimit të tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars.

    Ai u kap mbi dyshimet se është një ndër shtetasit e Taxhikistanit që u përfshinë në sulmin terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, më 22 mars, i cili la të paktën 137 të vrarë dhe mbi 180 të plagosur.

    Fotografi që shfaq Mirzoevin në një gjykatë në Moskë, më 24 mars, i veshur me të njëtën bluzë, por me shenja të rrahjes.
    Fotografi që shfaq Mirzoevin në një gjykatë në Moskë, më 24 mars, i veshur me të njëtën bluzë, por me shenja të rrahjes.

    Faridun Shamsiddin, i fotografuar menjëherë pas kapjes së tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars.

    Fotografi që shfaq Shamsiddinin në gjykatën e Moskës, më 24 mars, me fytyrë të ënjtur dhe të mavijosur. Më herët, burri taxhik ishte fotografuar gjatë atij që dukej të ishte torturim nga forcat e sigurisë, me një kabllo elektrik të vendosur në gjenitale. Aiden Aslin, shtetas britanik, i cili ishte kapur nga Rusia përderisa po luftonte për Ukrainën gjatë betejës për Mariupolin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se beson se publikimi i torturës së dukshme ndaj të dyshuarve për terrorizëm ka për qëllim “të jetë shembull”. Ish-luftëtari i Ukrainës thotë se abuzimi i tillë i të dyshuarve, që ende nuk janë shpallur fajtorë për ndojnë krim, është “në të njëjtin nivel” si dhuna që ai thotë se ka parë gjatë kohës sa u mbajt rob nga rusët.

    Fotografi që shfaq Shamsiddinin në gjykatën e Moskës, më 24 mars, me fytyrë të ënjtur dhe të mavijosur. Më herët, burri taxhik ishte fotografuar gjatë atij që dukej të ishte torturim nga forcat e sigurisë, me një kabllo elektrik të vendosur në gjenitale.

    Aiden Aslin, shtetas britanik, i cili ishte kapur nga Rusia përderisa po luftonte për Ukrainën gjatë betejës për Mariupolin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se beson se publikimi i torturës së dukshme ndaj të dyshuarve për terrorizëm ka për qëllim “të jetë shembull”.

    Ish-luftëtari i Ukrainës thotë se abuzimi i tillë i të dyshuarve, që ende nuk janë shpallur fajtorë për ndonjë krim, është “në të njëjtin nivel” si dhuna që ai thotë se ka parë gjatë kohës sa u mbajt rob nga rusët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark