Këto janë institucionet e kapura nga ushtria turke deri më tani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Këto janë institucionet e kapura nga ushtria turke deri më tani

    Insajderi
    16 July 2016 - 00:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria turke ka filluar një kryengritje për grusht shtet, ku sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria thuhet se ata janë duke vepruar për rregull demokratik.

    Tashmë, në Stamboll është mbyllur ura që lidh dy anët e Bosforit, ku edhe janë rritur kontrollet e sigurisë, shkruan lajmi.net.

    Është e mbyllur dhe aeroporti “Ataturk” në Stamboll dhe është ndaluar puna në televizionin shtetëror “TRT”, tashmë e kanë nën kontroll.

    Gjithashtu, është bllokuar edhe agjencia e lajmeve ‘Anadolu’ dhe agjencinë e intelegjncës. Po ashtu janë bllokuar të gjithë kufijtë shtetëror dhe ajror.

    Rreth orës 22:15 minuta u bllokuan të gjitha rrjetet sociale, YouTube, Facebook, Twitter dhe të tjera.

    Ushtria turke lëshoi një deklaratë në të cilën pretendon se grushti i shtetit po zbatohet me sukses dhe se ushtria ka marrë kontrollin e të gjithë vendit. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark