Këto janë komunat me më së shumti pjesëmarrje në zgjedhje deri në orën 15:00 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë komunat me më së shumti pjesëmarrje në zgjedhje deri në orën 15:00

    Insajderi
    09 February 2025 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komunat me shumicë serbe po prijnë në pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit deri në ora 15:00.

    Ranillugu po prin prej komunave për pjesëmarrje në zgjedhjee, ku 2,387 persona kanë votuar nga 5,069 persona kanë marrë pjesë në zgjedhje. Apo 47.09 për qind.

    Pjesëmarrje në mbi 40 për qind janë edhe Zveçani dhe Leposaviqi.

    Ndërkaq, tek komunat me shumicë shqiptare më së shumti pjesëmarrje në zgjedhje në përqindje është Obiliqi me 9,023 qytetarë që kanë votuar nga 25,883 prej tyre që kanë të drejtë vote. Pra 34,86 për qid e tyre kanë ushtruar të drejtën e votës.

    Përqindje të madhe në dalje kanë edhe komunat e tjera si vijojnë:

    Hani i Elezit me 34,20 për qind të pjesëmarrjes- 2,955 nga 8,641 sa kanë të drejtë vote

    Podujeva me 33,91 për qind – 28,490 votues nga 84,023 sa kanë të drejtë vote

    Fushë Kosova me 33.71 për qind – 15,982 votues nga 47,406 sa kanë të drejtë vote

    Prishtina me 32,99 për qind – 79,121 votues nga 212,515 sa kanë të drejtë vote

    Vushtrria me 32,42 për qind – 23,900 votues nga 73,713 sa kanë të drejtë vote

    Ferizaj me 31,89 për qind – 37,723 votues nga 118,288 sa kanë të drejtë vote. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark