×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Këto janë masat e Sigurisë për Euro 2024

    Insajderi
    05 June 2024 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser u shpreh se edhe pse nuk kishte indikacione konkrete për sulme, rreziku është ” i lartë”, në prag të Euro 2024.

    Kampionati Evropian i Futbollit do të zhvillohet në Gjermani nga 14 qershor deri më 14 korrik. Dhe në 10 qytetet pritëse të kësaj veprimtarie, mund të vijnë deri në rreth 2.7 milionë njerëz për të ndjekur ndeshjet në stadiume, ndërsa deri në dymbëdhjetë milionë njerëz pritet të jenë të pranishëm në ‘Fan Zone’ dhe ambientet e tjera të përcaktuara për ta.

    Përsa i përket sigurisë, situata është përgjithësisht “e tensionuar” në Gjermani, por autoritetet vendore janë të përgatitura sa më mirë që të jetë e mundur. Kështu u shpreh Ministrja e brendshme e Gjermanisë, nancy Faeser.

    “Sa i përket terrorizmit islamik, rreziku më i madh për momentin është dega e Shtetit Islamik në Afganistan dhe Azinë Qendrore (ISPK). Megjithatë, sfidat për sigurinë në Kampionatin Evropian janë shumë më të ndryshme. Ato përfshijnë kriminelë të dhunshëm si huliganë dhe çështje të sigurisë kibernetike”, tha ministrja Faeser.

    “Gjatë turneut, 350 policë të huaj do të vendosen në Gjermani, si në Qendrën Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor në Neuss, dhe në patrullimet e përbashkëta në vende të ndryshme kyçe-publike. Nuk do të jetë një festival i gëzuar apo një shëtitje në park për autoritetet e sigurisë. Do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme, rraskapitëse”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark