×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë nënë e bijë që dyshohet se vranë foshnjën në Podujevë

    Insajderi
    01 July 2024 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, të dielën. Një grua po dyshohet se ka kryer abort të paligjshëm. Për rastin janë deklaruar Policia e Prokuroria. Ndërkohë, detaje tronditëse janë mësuar për rastin, shkruan Insajderi.

    Sinjali ka mësuar se dy të arrestuarat janë nënë e bijë, Xheneta Lutolli (rreth 19-vjeçare) dhe Sanie Kodraliu (rreth 44-vjeçare) të cilat po dyshohen se janë përfshirë në këtë rast tronditës.

    Burimet kanë bërë me dije se vajza 19-vjeçare në bashkëkryerje me nënën e saj, pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë derisa ka qenë rreth 7-muajshe – dyshohet se e kanë hedhur në tualet.

    Për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet ndaj dy të dyshuarave, të cilat ndodhen nën masën e ndalimit policor.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark