Ngjarjet e ditës: 10 korrik 2024:
10:00
Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin me amendamente të komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
11:30
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2023 dhe raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
13:00
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitiasi dhe drejtori i Shoqatës HANDIKOS, raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)