Këto janë pesë arsyet pse gruaja nuk merr kurrë iniciativën për marrëdhënie intime - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Këto janë pesë arsyet pse gruaja nuk merr kurrë iniciativën për marrëdhënie intime

    Insajderi
    11 October 2025 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Intimiteti nuk ka të bëjë vetëm me kontaktin fizik, ai përfshin lidhjen emocionale, respektin, komunikimin dhe sinqeritetin. Çdo marrëdhënie e shëndetshme duhet t’i ketë këto katër shtylla në mënyrë që të funksionojë në të gjitha nivelet

    Shpesh, gratë nuk nxisin intimitetin për disa arsye të ndërlidhura. Ekspertët theksojnë se është ideale që për këto tema të flitet jashtë dhomës së gjumit, në një atmosferë neutrale, për shembull gjatë një darke të përbashkët.

    Me këto këshilla është më e lehtë të kuptoni mungesën e interesit të saj për të marrë hapin e parë. Ja 5 arsyet më të sinqerta pse gruaja nuk nis intimitetin:

    1. Ajo ka nevojë fillimisht për intimitet të vërtetë

    Trupi i gruas ka nevojë për butësi dhe afeksion për t’u hapur plotësisht. Nëse ajo ka shprehur se i mungon lidhja ose afërsia emocionale dhe ju ndjeni që po tërhiqet, është krejtësisht e kuptueshme pse nuk merr iniciativën ose pse mund të refuzojë. Përse të bëhet e ndjeshme në mënyrën më intime me dikë me të cilin nuk ndihet e sigurt dhe e lidhur? Intimiteti kërkon kohë, ndërsa rindërtimi i tij kërkon edhe më shumë durim.

    2. Ajo mendon se partneri nuk është i gatshëm

    Egoja e një gruaje mund të jetë po aq e brishtë sa e një burri, veçanërisht kur bëhet fjalë për intimitetin. Shumë gra janë rritur duke besuar se nëse hedhin ato hapin e parë, mund të konsiderohen “të lehta”. Prandaj, nëse burri nuk tregon iniciativë, ato shpesh mendojnë se nuk janë tërheqëse, nuk duken bukur ose kanë bërë diçka gabim. Për të shmangur ndjesinë e refuzimit, preferojnë të mos e nisin fare intimitetin, shkruan Your Tango, përcjell Telegrafi.

    3. Kur ndihen të detyruara, humbin dëshirën

    Është e vështirë të dëshirosh diçka kur gjithmonë të paraqitet si detyrim. Nëse intimiteti shihet si një “obligim”, gruaja nuk do të ndiejë dëshirën ta nisë vetë. Për të është e rëndësishme të ketë hapësirë dhe liri për ta shprehur dëshirën në mënyrë të natyrshme.

    4. Intimiteti i njëanshëm e largon

    Gratë duan ndjenjë dhe pasion reciprok. Nëse duket se intimiteti është njëanshëm dhe nuk respekton nevojat e saj, ajo nuk ka arsye ta nisë vetë. Ashtu si një bisedë që bëhet e mërzitshme kur flet vetëm njëra palë, edhe intimiteti pa reciprocitet nuk ka kuptim për të.

    5. Nuk di si ta shprehë

    Shumë gra e dinë që do të ishte mirë të nxisnin marrëdhënie intime, por nuk dinë si ta bëjnë. Frika se mund të duken të sikletshme, të mos kuptohen si duhet ose të refuzohen, i bën të hezitojnë. Për disa, ideja e marrjes së iniciativës duket si një terren i pasigurt dhe madje frikësues. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark