Këto janë shenjat e horoskopit që preken më shumë nga fjalët e të tjerëve - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Këto janë shenjat e horoskopit që preken më shumë nga fjalët e të tjerëve

    Insajderi
    12 May 2025 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jo të gjithë i marrin kritikat me sportivitet. Për disa shenja të zodiakut, një koment i vetëm mund të mbetet në mendje për ditë të tëra. Fjalët e të tjerëve – qofshin pozitive apo negative – kanë një ndikim të thellë në mënyrën si këto shenja e shohin veten dhe botën përreth.

    Peshqit janë kampionët e ndjeshmërisë. Një fjali e thjeshtë mund të interpretohet nga ta si një vërejtje personale. Përjetojnë gjithçka thellësisht dhe ndonjëherë mbajnë barrën emocionale të fjalëve për një kohë të gjatë.

    Gaforrja, e sunduar nga Hëna, është gjithashtu një nga shenjat më të prekshme. Fjalët e njeriut të gabuar, në momentin e gabuar, mund t’ia ndryshojnë krejtësisht ditën. Janë shumë të lidhur me kujtimet dhe shpesh rikthehen te ato që u është thënë, edhe vite më parë.

    Peshorja, për shkak të natyrës së saj të ndjeshme ndaj harmonisë dhe gjykimit të të tjerëve, shpesh merr zemër (ose mërzitet) nga mënyra si i flasin të tjerët. Mund të fshehin shqetësimin, por e vuajnë brenda vetes.

    Edhe Virgjëresha, me gjithë logjikën e saj, ka një ndjeshmëri të thellë për vlerësimet e të tjerëve – sidomos nëse lidhen me performancën apo sjelljen e tyre. Kanë tendencën të analizojnë çdo fjalë dhe të kërkojnë perfeksion.

    Nëse je një prej këtyre shenjave, ndoshta është koha të vendosësh pak filtra emocionale – jo çdo koment meriton të zërë vend në zemrën tënde.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark