Këto janë sirenat e alarmit që Policia i konfiskoi në veri të Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë sirenat e alarmit që Policia i konfiskoi në veri të Mitrovicës

    Insajderi
    21 December 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polica e Kosovës sot ka konfiskuar sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës, të cilat shërbenin për të prishur rendin dhe qetësinë publike.

    Më herët konfiskimin e tyre e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ai ka thënë se këto kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

    “Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovicë veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Elshani.

    Ndërkaq, sirena e alarmit dhe zmadhuesit në veri të Mitrovicës janë lëshuar shumë herë nga strukturat paralele kur nga popullata lokale kërkohej të organizoheshin për ndonjë ngjarje të rëndësishme për ta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark