Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

    Insajderi
    01 August 2025 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha në mbledhjen e 265-të të kabinetit qeveritar janë miratuar një sërë vendimesh me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, administratë dhe mirëqenie qytetare.

    Një ndër vendimet më të rëndësishme është heqja e tarifës doganore për të gjitha produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vendosur një normë prej 0% për këto produkte.

    Po ashtu, qeveria ka ndarë nga 20 mijë euro ndihmë për familjet e dy zjarrfikësve, Sefadin Osmanaj dhe Kaqun Lima, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës në vitet 2024 dhe 2025.

    Në aspektin institucional, janë bërë emërime të reja në poste kyçe: Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë me mandat katërvjeçar, si dhe Këshilli Statistikor.

    Në fushën e zhvillimit lokal, u rialokuan 3 milionë euro për 28 projekte kapitale në 16 komuna, ndërsa mbi 500 mijë euro të tjera janë ndarë për pesë projekte në pesë komuna të tjera përmes bashkëfinancimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

    Ndërkohë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë 28 milionë euro në katër projekte shumëvjeçare, që përfshijnë rinovimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, lokalitetin arkeologjik në Dresnik, Ndërtesën e Arkivit Shtetëror dhe stadiumin e Podujevës.

    Kurti tha se këto vendime janë pjesë e përpjekjeve për të garantuar mbarëvajtjen e institucioneve dhe për të forcuar lidhjet shtetërore dhe ndërkombëtare, pavarësisht faktit se qeveria është në detyrë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark