
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka mbajt takim me sindikalistët.
Në këtë takim u dakorduan që kryetari i BSPK, Atdhe Hykolli të kërkoj takim me kryeministrin albin Kurti dhe t’i diskutoj këto tri pika, shkruan Insajderi.
Ligjin për Paga i cili u kërkua që të jetë ligj i ri dhe të kenë qasje në të. Për këtë ligj sindikalistët i dhanë afat qeverisë që në fund të muajit shkurt të përpunoj draftin e parë dhe në fund të marsit të dërgohet në Kuvend.
Po ashtu u kërkau që të diskutohet edhe për Ligjin për sigurime shëndetësore dhe ligji për skemat pensionale për të cilat u kerkua që të kenë disa ndryshime
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se do të kenë mbështetjen e tij për arritjen e këtyre qëllimeve.
“Vazhdon me këmbgulje për kërkesat e drejta të sindikalistëve të Kosovës, i mbështet të gjitha sindikatat e Kosovës për punën dhe veprimtarisë që e bëjnë do ta kenë përkrahjen e BSPK”, tha kryetari Atdhe Hykolli./Gazeta Insajderi