Dje, Qeveria e Kosovës zhvilloi një mbledhje elektronike, ku u morën disa vendime të rëndësishme për avancimin e sektorëve të ndryshëm në vend.
Një nga vendimet ishte miratimi i Rregullores për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive, një hap i rëndësishëm për mbështetje dhe zhvillim të mëtejshëm të sporteve në Kosovë.
Gjithashtu, Qeveria ka miratuar ndarjen e një mbështetjeje financiare prej 1 milion e 100 mijë euro për familjet shqiptare në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që janë të angazhuara në bujqësi.
Ky fond sipas qeverisë ka për qëllim mbështetje direkte për programet bujqësore dhe avancimin e kushteve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte aprovimi i kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje financiare për të siguruar menaxhim më të mirë të buxhetit të shtetit.