Këto janë ushqimet e preferueshme kur temperaturat janë të larta, flet për Insajderin nutricionisti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këto janë ushqimet e preferueshme kur temperaturat janë të larta, flet për Insajderin nutricionisti

    Insajderi
    27 July 2023 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siç e dim vera është stina ku më së shumti hasim në vështirësi për të ngrënë, pasi që shumë prej ushqimeve organizimi ynë tretës nuk mund të përballojë kur janë temperaturat e larta.

    Nutricionisti, Dion Bardhi nga Partners in Diet ka shpjeguar në detaje për Insajderin se çfarë është mirë të konsumojmë kur moti është i nxehtë.

    “Gjatë ditëve të nxehta të verës rekomandohen ushqimet të cilat ofrojnë freski dhe përmbajnë sasi të larta të ujit në mënyrë që të qendrojmë të hidratuar përgjatë temperaturave të larta. Kjo është e rëndësishme për shkak se temperaturat e larta shkaktojnë djersitje dhe rrjedhimisht humbim sasi te ujit. Dhe kjo duhet të zëvendësohet. Gjithashtu nese përshtasim nivelin e ujit të ushqimit me sezonën e saj, na lejon që vlera e tyre ushqimore të jetë më e lartë, të jenë më të freskëta dhe të kenë shije e teksturë më të mirë”.

    Sipas nutricionistit ushqimet e preferushme gjatë ditëvë të nxehta janë:

    Shalqiri, pjepri, domatja, trangujt, luleshtrydhja, boronica, rrushi dhe pjeshka.

    Tutje, nutricionisti Bardhi ka thënë për Insajderin se vaktet ushqimore në ditët e nxehta të verës duhet të jenë më të vogla, më të shpeshta dhe freskuese.

    “Nuk duhet të teprohet në asnjë vakt për shkak se kombinimi i kësaj të fundit me nxehtësinë mund të jetë barrë për sistemin tuaj tretës. Ushqimet që rekomandohen të reduktohen janë ato me përmbajtje të lartë të yndyrës si përshembull majonezi. Gjithashtu konsideroj të zvogëloni sasinë e kafës dhe alkoolit për shkak se nëse nuk konsumoni mjaftueshëm ujë, mund të ndikojnë në dehidrim te trupit”, ka thënë Bardhi.

    Konsumimi i nevojshëm i ujit gjatë stinëvë verë-dimër sipas nutricionistit ndryshon pasi që niveli i djersës gjatë verës është më i lartë.

    “Duke marrur parasysh se djersa është proces natyral fiziologjik për të mbajtur temperaturën tonë të trupit sa më normale, në ditet e nxehta niveli i djersës do të jetë më i lartë dhe për këtë na duhet të konsumojmë më shumë ujë në mënyrë që të kompenzojme atë që kemi humbur gjatë pjesës se ditës ku djersitemi më shumë. Hidratimi është esencial për mirëmbajtjen e temperaturës, transportimin e vlerave ushqyese në organizmin tonë, mirëmbajtjen e fokusit dhe përqendrimit, rregullim të tretjës dhe për lubrifikimin e kyçeve.

    Shumë njerëz ankohen se gjatë stinës së verës kanë fryerje të barkut. E pse ndodh kjo na tregon në detaje nutricionisti.

    Fryerja e barkut mund të ndodhë më shpesh gjatë verës për disa arsye, disa nga ato janë:

    Ndryshimi i rutinës dhe udhëtimet – Kjo ndikon në një çrregullim të menyrës së të ushqyerit dhe e thënë më thjeshtë, nuk ushqeheni me të njëjtin orar që jeni ushqyer gjatë ditëve të dimrit.

    Ndryshime në menyrën e të ushqyerit – Zakonisht vera është më dinamike dhe kemi tendenc që të mos ushqehemi me rregull, si rrjedhojë e teprojmë me ushqim sepse numri i vakteve të konsumuara gjatë verës është më i vogël.

    Hidratimi luan rol në mirëmbajtjen e tretjes dhe nese nuk kemi nivel të mjaftueshëm të ujit në trup atëherë tretja e ushqimit që e konsumojmë mund të çrregullohet.

    Stresi lidhur me të nxehtit – Kur temperaturat janë më të larta trupi jonë mund të vendoset në një gjendje stresi dhe kjo mund të ndikoj në fryerje të barkut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark