Këto janë veprat penale për të cilat dyshohet Ridvan Muharremi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këto janë veprat penale për të cilat dyshohet Ridvan Muharremi

    Insajderi
    19 August 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të MINT dhe afaristin e njohur Ridvan Muharremi të dyshuar për keqpërdorim të rezervave të shtetit.

    Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Betimi për Drejtësi, thuhet se biznesmeni Ridvan Muharremi ishte personi kyç që kishte zhvilluar negociatat me operatorët ekonomikë për blerjen e grurit, vajit e sheqerit.

    Tutje sipas Prokurorisë thuhet se Muharremi ndihmoi dy zyrtarët e MINT të shkelnin ligjin.

    Ridvan Muharremi ngarkohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte ndihmuar Irfan Lipovicës dhe Haviz Garës iu kishte krijuar kushte për negocimin me kompanitë turke e polake për blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit.

    Sipas Prokurorisë, Muharremi ishte personi kyç për t’i negociuar kushtet e kontratave me operatorët ekonomikë për blerjen e rezervave shtetërore.

    Muharremi sipas dosjës së Prokurorisë kishte negociuar blerjen e 10 tonë grurë nga Turqia me çmim prej 4 milionë 834 mijë e 778 euro.

    Sipas Prokurorisë, Muharremi me këto kompani kishte pasur edhe më herët raporte kontraktuale dhe biznesore.

    Muharremi ishte përfshirë ne negocimin e blerjes edhe të vajit dhe sheqerit nga Polonia në vlerë prej 276 mijë euro, por që as vaji dhe as sheqeri nuk ka mbërritur në Kosovë.

    Prokuroria e ngarkon Muharremin se ka kryer veprën penale “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark