
Lagjja Pejton, Dardania dhe një pjesë e Lakrishtes e Kalabrisë do të mbesin pa ujë të pijshëm për një orar të pacaktuar. Kjo për shkak të prishjes së një gypi në rrugën “Luan Haradinaj”.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku derisa u shpreh se ekipet e Ujësjellësit janë duke u marrë me rastin.
“Në mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj” në Prishtinë”, tha Mjeku.
“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim.
Pa furnizim me ujë të pijshëm , deri në sanimin e defektit janë : lagjja Pejton, lagjja Dardania , një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria , në Prishtinë”./Insajderi.org