Këto shije të akulloreve ua tregojnë tiparet e personalitetit – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Këto shije të akulloreve ua tregojnë tiparet e personalitetit

    Insajderi
    23 July 2023 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse shija juaj e preferuar e akullores është ajo e mentës me grimca çokollate ka shumë gjasa që të jeni debatues, kursimtar dhe të kujdesshëm, thotë një ekspert amerikan për aromat dhe shijet.

    Kompania prodhuese e akullores “Baskin-Robbins” dhe dr. Alan Hirsch, një ekspert i njohur ndërkombëtarisht i aromave dhe shijeve, i cili ka themeluar Smell & Taste Treatment and Research Foundation, kanë identifikuar se çfarë sugjerojnë disa shije të popullarizuara të akulloreve për personalitetin e dikujt.

    “Kemi zbuluar disa gjëra befasuese kur kemi hetuar se çfarë tregon shija e preferuar e akullores për personalitetin e tyre,” tha Hirsch në një deklaratë.

    “Për shembull, kemi zbuluar që njerëzit, të cilët preferojnë sherbet ylberi (një desert i bazuar në akullore me përzierje të frutave të ndryshme) janë më pesimist se sa do të mendonit, me gjithë profilin e ndritshëm të shijes ndërsa ata që preferojnë “rocky road” (akullore e bazuar në çokollatë dhe lajthi e arra si dhe marmallow) në fakt janë dëgjues të mirë.

    Studimi po ashtu ka zbuluar që nëse shija juaj e preferuar është:

    – Vanilje – ka shumë gjasa të jeni impulsiv, lehtësisht të ndikueshëm dhe idealist.

    – Çokollata – ka më shumë gjasa të jeni dramatik, të gjallë, sharmant, flirtues, joshës dhe naiv.

    – Dredhëza – ka më shumë gjasa të jeni tolerant, të përkushtuar dhe introvert.

    – Menta me copa çokollate – argumentues, ekonomik dhe të kujdesshëm.

    – Bajame – të dashur, sportiv dhe preferoni të shmangni qendrën e vëmendjes.

    – Kafe – të ndershëm, ndërgjegjshëm dhe perfeksionit moral.

    – Grimca çokollate – garues dhe energjik.

    – Sherbet ylberi – analitik, vendimtar dhe pesimist.

    – Akullore sikur kek – agresiv, atraktiv dhe dëgjues të mirë.

    Rezultatet kanë rrjedhë nga përgjigjet e amerikanëve të moshës 18-65, të cilët i kanë pyetur për shijen e preferuar të akullores kur kanë mbaruar testet standarde gjithëpërfshirëse psikiatrike dhe të personalitetit: Million Clinical Multiaxial Inventory-III (MCMI-III); Minnesota Multiphasic Personality Inventory-2 (MMPI-2); Beck Depression Inventory, Zung Anxiety dhe Zung Depression.

    APA Diagnostic Classification DSM-IV-TR përcakton diagnoza të tilla si çrregullimet e ankthit ose çrregullimet e personalitetit si çrregullimet e kontrollit impulsiv dhe janë përcaktuar tiparet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark